Loading…

Bahtiri: LDK-AKR me duar të pastra e ballëhapur

  • 03/06/2017 | 14:01

Bahtiri: LDK-AKR me duar të pastra e ballëhapur

Kandidatët për deputetë nga Mitrovica të koalicionit LDK-AKR mbajtën takim me intelektualët e Mitrovicës, ku shpalosën planin e tyre për qeverisjen e Kosovës në mandatin e ardhshëm.


Me këtë rast, nënkryetar i AKR-së dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se koalicioni LDK-AKR të dielën e ardhshme do të dalë fitues.

“Ata që kanë menduar se do të na dërgojnë në opozitë, do të zhgënjehen më 11 qershor, sepse do t’ua tregojmë vendin duke i larguar nga pushteti. Fitues do të dalin njerëzit e devotshëm, të suksesshëm dhe ata që kanë njohuri për t’i dërguar proceset përpara, e këta janë njerëzit e koalicionit LDK-AKR me në krye kryeministrin e ardhshëm Avdullah Hoti”, ka thënë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili në këto zgjedhje garon me numër 50 në listën e koalicionit LDK-AKR.

Bahtiri tha se kandidatët e koalicionit LDK-AKR i kanë duart e pastra dhe janë ballëhapur para të gjithëve.

“Tani jemi në situatë të favorshme që t’i thojmë stop të keqes dhe ta jetësojmë shpresën për Kosovën. Kjo mund të bëhet vetëm duke i votuar njerëzit që i japin shpresë këtij vendi, e ata janë njerëzit e koalicionit të shpresës”, tha Bahtiri.

Fjalë rasti mbajtën edhe kandidati i AKR-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Jeton Ujkani, si dhe kandidatët e LDK-së nga Mitrovica për deputet në Kuvendin e Kosovës, Sadri Ferati e Faton Peci.

Kandidati Sadri Ferati shprehu bindjen se fitorja e koalicionit LDK-AKR do ta realizoj liberalizimin e vizave, kurse kandidati Faton Peci e vuri theksin te cilësinë e dobët e arsimit dhe tha se Qeveria e ardhshme do ta ngrit cilësinë e arsimit në nivelin e duhur.

Ndërkaq, kandidati Jeton Ujkani ka kërkuar që në ditën e zgjedhjeve të dilet masivisht në zgjedhje, sepse kjo garanton fitore për koalicionin LDK-AKR./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë