Në marshin protestues me moton “Stop vrasjeve. Ne jemi Ermali”, kryetari i komunës së Mitrovicë, Agim Bahtri shprehi edhe njëherë ngushëllime familjes së të ndjerit Ermal Kamberajt, i cili u vra mbrëmjen e së premtes në vendin e tij të punës.
Bahtiri ju bëri thirrje policisë dhe të gjitha organeve kompetente që të ndalen këto krime, pasi vendi do paqe.
“Këtë dënim të dhunës po e shoh te çdo familje tek çdo qytetar, andaj ne si Institucione ju bëjmë thirrje policisë dhe të gjitha organeve kompetente, o sot o kurrë t’i ndalim këto krime të mallkuara. Ky vend do paqe”, tha Bahtiri.
Ai më tej tha se kriminelët duhet të gjenden dhe të dënohen më së ashpëri “që dikush është dënuar ndonjëherë”.
24-vjeçari Ermal Kamberaj, u vra mbrëmjen e së premten me tre plumba në njërën prej kafiterive të Mitrovicës.
Identiteti i dorasit tashmë është zbuluar, por ai vazhdon të jetë në arrati./gazetametro.net