Loading…

Bahtiri kërkon nga ‘koalicioni i territ’ të dorëzohen para 11 qershorit

  • 08/06/2017 | 14:38

Bahtiri kërkon nga ‘koalicioni i territ’ të dorëzohen para 11 qershorit

Nënkryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Agimi Bahtiri ka thënë se po gjen mbështetje të madhe për zgjedhjet e 11 qershorit.


Bahtiri ka kërkuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA të dorëzohen para 11 qershorit, sepse thotë që humbjen e kanë të garantuar.

Publikimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Falënderoj qytetarët për mbështetjen e madhe që po e marrë anekënd Kosovës.

Për këto ditë të fushatës zgjedhore, qytetarët janë bindur se vetëm Koalicioni i Shpresës mund ta bëjë ndryshimin pozitiv. Pra, me 11 qershor qytetarët do t’i tregojnë koalicionit të territ se nuk është alternativë për Kosovën, pasi që ata mund t’i sjellin vetëm shkatërrim dhe degradim.

Kërkoj nga koalicioni i territ që të dorëzohet me nder para 11 qershorit, sepse koha e tyre ka marrë fund.

Pra, tashmë e qartë se koha e njerëzve të duhur për Kosovën po vjen, të cilët do të sjellin zhvillim ekonomik për Kosovën dhe të ardhme evropiane për gjithë qytetarët e saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë