Loading…
Bahtiri: Edhe serbët kanë nënshkruar peticionin për bashkimin e Mitrovicës
  • 21/02/2019 | 18:18

Bahtiri: Edhe serbët kanë nënshkruar peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Komunës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se peticionin për bashkimin e Mitrovicës, e kanë nënshkruar dhe qytetarët atje, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Bahtirit edhe ata janë në hall për arsye të strukturave paralele të cilat vazhdojnë të veprojnë në veri.

“Peticionin e kanë nënshkruar edhe serbët. Sepse ata janë në hall nga strukturat paralele në Serbi”, ka thënë Bahtiri në emisionin Frontal.

Nënkryetari i AKR-së thotë që Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal e ka kthyer mbrapsht peticionin për bashkimin e Mitrovicës, shkaku që ministri që e udhëheq këtë ministri është serb.

“Nuk ka pas asnjë arsye, sepse me ligjet në fuqi, mbi 10 mijë nënshkrime, duhet të shkojnë në Kuvend. Janë afër 16 mijë e 600 nënshkrime. Ministri serb i MAPL-së e ka kthyer prapë. Jam befasuar me ministrinë, sepse për herë të dytë e neglizhon kërkesën e Mitrovicës”, shton Bahtiri.

Mirëpo, për realizimin e kësaj ai thotë se ka besim të kryeparlamentari Veseli e presidenti Thaçi, duke thënë se që të dy i kanë dhënë përkrahje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë