Loading…

Bahri Berisha zgjidhet drejtor i doganës

  • 08/02/2017 | 14:50

Bahri Berisha zgjidhet drejtor i doganës

Bahri Berisha është zgjedhur drejtori i ri i Doganës së Kosovës, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, pas rekomandimit të ministrit të Financave Avdullah Hoti.

“Drejtori i përgjithshëm i Doganës ushtron këtë funksion nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në përfundimin e mandatit pas tri viteve, me mundësi të vazhdimit të mandatit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Për këtë pozitë kanë garuar 22 persona të, aplikime të cilat janë pranuar në procesin e datës 02.12.2016, nga të cilët 12 janë ftuar në intervistë me gojë.

Përzgjedhja e kandidatëve është bërë nga  Komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, bazuar në Memorandumi të Mirëkuptimit të nënshkruar më në muajin korrik të vitit të kaluara nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. /gazeametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë