Loading…

Bad News Eagles luajnë sot ndeshjen e radhës, kundër kanë ekipin e madh, Astralis

  • 06/10/2022 | 08:26

Bad News Eagles luajnë sot ndeshjen e radhës, kundër kanë ekipin e madh, Astralis

Bad News Eagles do të luajnë sot ndeshjen e tyre të radhës në Counter-Strike: Global Offensive.


Skuadra kosovare e CS:GO po e vazhdon aventurën e saj në kualifikueset për IEM Rio 2022, përcjell lajmi.net.

Pas humbjes së pësuar mbrëmë ndaj Ninjas in Pyjamas, bNe synojnë t’i kthehen fitores.

Ata do të kenë sot punë me një prej skuadrave më në zë në sportin e CS:GO, Astralis.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e tretë kualifikues, dhe luhet si pasojë e sortimit të skuadrave me rekord 1:1.

Ndeshja mes ‘shqiponjave kosovare’ dhe danezëve të Astralis luhet me fillim nga ora 11:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë