Prindërit ndoshta mund ta kuptojnë përse tre gardianë të burgut në Oklahoma në SHBA janë akuzuar për torturë pasi kishin prangosur të burgosurit dhe detyrimin e tyre të dëgjojnë “Baby Shark” me orë të tëra, transmeton Gazeta Metro.
Dy gardianë dhe mbikëqyrësi i tyre janë akuzuar për “kundërvajtje, komplot për mizori ndaj të burgosurve”.
Prokurori i qarkut David Prater ka deklaruar se ishte “fatkeqësi se ai nuk arriti të gjejë statut penal që përputhet me këtë incident”, duke shtuar që të ngritë akuzë kriminale për këtë rast.
Së paku katër të burgosur janë nënshtruar ndaj një disiplinimi jonjerëzor në dhomën e vizitave sipas akuzës. Të burgosurit janë detyruar të qëndrojnë në këmbë tërë kohën, duart e lidhura me pranga në shpinë dhe të siguruara në mur, sipas hetimit ka raportuar gazeta amerikane The Oklahoman.
Hetuesi kishte shkruar në raportin e hetuesisë se lëshimi i muzikës i kishte shkaktuar “ stres emocional ndaj të burgosurve që tani ishin duke vuajtur nga stresuesit fizik.”
Ky incident kujton raportet se ushtria amerikane kishte përdorë këngën për fëmijë “I love You” nga Barney për të torturuar të burgosurit në Guantanamo Bay, që sipas gazetës britanike The Guardian ishte “kënga më e shfrytëzuar për torturë”./gazetametro.net