Fildes Hafizi u vra tragjikisht ditën e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Sot dhjetëra e qindra familjarë, miq, të njohur dhe kolegë kanë përcjellë për në banesën e fundit pasditen e kësaj të premte, gjyqtaren që la pas dy fëmijë.
Siç tregojnë edhe pamjet, arkivoli me trupin e pajetë të së ndjerës është nxjerrë nga banesa nga i ati dhe të afërmit e tjerë.
Mes lotësh ai dëgjohet tek thotë: E dija që do ma vriste.
Të tronditur, me dhimbje e lot në sy, dy fëmijët, vajza 16-vjeçare, djali 14-vjeçar, prindërit e të afërmit do të përcjellin sot për në banesën e fundit gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Fildeze Hafizin, që u nda nga jeta pa dëshirën e saj.
Ndërkohë ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:00 në varrezat e Sharrës.