Loading…

Babai i Xhesikës nuk mund t’i ndalë lotët: Më mirë të kisha vdekur unë se ajo, po të mos e kisha penguar do të shpëtonte

  • 01/12/2019 | 10:45

Babai i Xhesikës nuk mund t’i ndalë lotët: Më mirë të kisha vdekur unë se ajo, po të mos e kisha penguar do të shpëtonte

Një lajm tragjik erdhi paraditen e djeshme nga Spitali i Traumës, ku u regjistrua viktima e 51-të nga tërmeti i 26 nëntorit.


Në reanimacion, humbi jetën 20-vjeçarja Xhesika Biqiku, e cila prej tri ditësh ishte në gjendje kome, për shkak se kishte dëmtime të rënda në kokë nga rënia e tullave.

Ajo jetonte në një pallat në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku gjatë lëkundjeve, së bashku me familjen e saj ishin munduar të largoheshin nga apartamenti në katin e parë, por fati deshi që Xhesika të mos ia dilte dot. Xhesika sapo kishte nisur studimet për Arkeologji në Universitetin e Tiranës.

Tullat nisën të bien nga kati i pestë, ku të gjithë morën dëmtime, por Xhesikës i ra një tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në tru. Bashkë me zërin e dridhur dhe lutjet përlotëse për jetën e së bijës, babai rrëqethi kur tha se më mirë të kishte vdekur ai sesa vajza e vogël, teksa lëngonte ende në shtratin e spitalit. “Nëse nuk do të isha penguar teksa dilnim, Xhesika do të kishte shpëtuar”, tha babai Ilia Biqiku.

Xhesika 20-vjeçare është viktima e parë që shënohet nga dëmet prej tërmetit në qytetin e Tiranës. Ndërsa 50 jetët e tjera u këputën në mes nga dëmet e mëdha në Durrës dhe Thumanë të Fushë-Krujës ku pallatet e hotelet që morën jetën, u kthyen në gërmadha.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë