Loading…

Babai i këngëtares së njohur nuk i mbijeton virusit

  • 07/09/2021 | 14:33

Babai i këngëtares së njohur nuk i mbijeton virusit

Sot, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Shkenda Dubova njoftoi ndjekësit se babai i saj ka ndërruar jetë.


Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.

“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”.

Haziri ka thënë se fakti se Shaip Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen.

“Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lutfi Hazirit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë