Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa sot ka shpërndarë disa dhurata për fëmijët në shesh, dhe në pikën e Vala’s në Sheshin Nënë Tereza.
Agron Mustafa, tregoi se pse babadimra të kaltër kanë vendosur tu japin dhurata fëmijëve.
Pasi që fëmijët nuk mund të jenë drejtëpërdrejt klientë të Vala’s ata mund të jenë klientë përmes prindërve të tyre.
Vala ka shpërndarë rreth 1 milion dhurata, javën e kaluar për të gjithë klientët e valas duke i dhurar nga 1 GB, internet.
Sipas Mustafës këto dhurata arrijnë vlerën prej një milion e gjysmë euro.
Për ti dhuruar fëmijëve dhurata sot, pjesë ishin edhe Stupcat. Agron Mustafa sot luante rolin e Tetës Gjyli. /gazetametro.net