Loading…

‘Avullimi i 2.1 milionë eurove’: Reagon Hykmete Bajrami pasi Labinot Grua pranoi fajësinë

  • 11/02/2022 | 12:25

‘Avullimi i 2.1 milionë eurove’: Reagon Hykmete Bajrami pasi Labinot Grua pranoi fajësinë

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që Labinot Gruda pranoi fajësinë për vjedhjen e 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se këtë rast e ka denoncuar ajo, shkruan lajmi.net.

“Kam pranuar me qindra mesazhe përkrahëse që kam DENONCUAR vjedhjen e 2.1 milionë eurove. Dhjetëra e qindra reagime nëpër rrjete sociale e kërcënime pse kam denoncuar”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se sot është ditë e madhe për drejtësinë dhe Kosovën dhe se tani duhet të fillojë kthimi i mjeteve në buxhetin e Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë i Hykmete Bajramit:

E denoncova, dikush e pa si faj, e pranoj këtë faj

Kam pranuar me qindra mesazhe përkrahëse që kam DENONCUAR vjedhjen e 2.1 milionë eurove. Dhjetëra e qindra reagime nëpër rrjete sociale e kërcënime pse kam denoncuar.

Sot, kur i akuzuari kryesor e PRANOI fajin, po e pranoj edhe unë një faj. Fajin se e kam DENONCUAR.

Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë do të bëj të njëjtin faj. Prapë, do të DENONCOJ secilin krim e secilën vjedhje që ndodh. Nuk jam dorëzuar dhe nuk dorëzohem as nga ata që kanë tentuar të më ndalin të flasë e denoncoj paligjshmëri e shkelje ligjore tjera.

Prandaj, sot, është ditë e madhe për drejtësinë. Është ditë e madhe për Kosovën. Menjëherë duhet të nisë kthimi i parave në buxhetin e Kosovës. Drejtësia duhet ta kryejë detyrën deri në fund pasi i akuzuari ka pranuar fajin dhe ka hapur rrugën për sqarimin e 2.1 milionë eurove deri në fund. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë