Loading…

Avokati Vokshi: Pronar i Minimaxit nuk ka asnjë lidhje me analisten kosovare, janë shpifje

  • 08/12/2019 | 16:55

Avokati Vokshi: Pronar i Minimaxit nuk ka asnjë lidhje me analisten kosovare, janë shpifje

Granit Vokshi, avokati i pronarit të Minimaxit, Arben Krasniqi, ka demantuar lajmin e analistes kosovare Luljeta Aliu, shkruan Gazeta Metro.

Vokshi ka thënë se pronar i Minimaxit është Arben Krasniqi dhe jo sipas saj Bekim Krasniqi, ish-burri i saj, ku ajo pretendonte se ai është pronar i rrjetit të marketeve.

Sipas avokatit Vokshi, Bekim Krasniqi nuk ka lidhje me marketet e Minimax, por pronar i tyre është Arben Krasniqi.

Ai po ashtu ka kërkuar që lajmi të demantohet pasi kjo nuk është e vërtet nga se çfarë është shkruar nga ajo në Facebook’un e saj duke akuzuar rrjetin e marketeve Minimax.

Vokshi ka kërkuar demantimin e lajmeve dhe se kjo është gënjeshtër.

Po ashtu Metro me kërkesën e avokatit Vokshi ka bërë demantimin e lajmit, pasi ky i fundit ka dërguar email në redaksinë e Metros../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë