Loading…

Avokati i Thaçit para Speciales: Propozimi që gjykimi të fillojë në qershor është absurd

  • 18/11/2020 | 12:10

Avokati i Thaçit para Speciales: Propozimi që gjykimi të fillojë në qershor është absurd

Ka nisur konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit. Avokati i ish-presidentit kosovar, David Hooper e cilësoi absurd propozimin  e Gjykatës Speciale që gjykimi të fillojë në muajin qershor, shkruan Gazeta Metro.


Hooper para gjyqtarit të seancës tha se duhet të kalojnë deri në 18 muaj që të fillojë procesi i një gjykimi, që nënkupton se ky nuk mund të fillojë në qershor.

“Mendoj se 18 muaj duhet të na duhen përpara së të fillojmë dhe të mendojmë për fillimin e një Gjykimi. Propozimi që gjykimi të fillojë në qershor, është absurd. Nuk mund të fillojë këtë vit. Iu thashë edhe një herë se këto vlerësime janë diskutuar me kolegët e tjerë. E dyta, sa i përket aktakuzës, kur ke përpara një aktakuzë të redaktuar, shembull një aktakuzë që thotë “një ditë”, por nuk jep ditë dhe data, redaktimi duhet të jetë në shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen.”, ka thënë ai.

Tutje, Hooper ka thënë se shpreson që të gjejnë një zgjidhje lidhur me këto çështje të procedurës, raporton Gazeta Metro.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Gjykatësi i procedurës paraprake mbledh një konferencë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore sa më shpejt që të jetë e mundshme pas paraqitjes së parë të të akuzuarit dhe më pas nëse del e nevojshme për: (a) organizimin e shkëmbimeve midis palëve dhe, kur është e zbatueshme, të mbrojtësit të viktimave për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykimin; (b) ndërmarrjen e hapave që mundësojnë çdo përgatitje të nevojshme prej palëve në mënyrë të zellshme dhe në kohë; dhe (c) rishikimin e ecurisë së çështje gjyqësores dhe që palëve, e kur është e zbatueshme mbrojtësit të viktimave, t’u jepet mundësia e ngritjes së problemeve në lidhje me çështjen gjyqësore.”, thuhet në pikën e parë të rregullës së lartpërmendur.

Me pëlqimin me shkrim të të akuzuarit që jepet pas këshillimit me mbrojtësin e vet të specializuar, konferenca për ecurinë e çështjes gjyqësore në bazë të kësaj rregulle mund të mbahet: (a) në praninë e të akuzuarit dhe me pjesëmarrjen e mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës; (b) në praninë e mbrojtësit të specializuar dhe me pjesëmarrjen e të akuzuarit nëpërmjet videokonferencës; dhe (c) në mungesë të të akuzuarit me praninë e mbrojtësit të specializuar, ose pjesëmarrjes së mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë