Loading…

Avokati i Thaçit para Gjykatës Speciale: Në kërkesën për urdhërarrest ka disa versione të çuditshme

  • 18/11/2020 | 14:09

Avokati i Thaçit para Gjykatës Speciale: Në kërkesën për urdhërarrest ka disa versione të çuditshme

David Hooper, avokat mbrojtës në Hagë i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se në kërkesën për urdhërarrest nga Prokuroria Speciale ka disa versione të çuditshme, shkruan Gazeta Metro.


Ai para Speciales ka thënë se ka disa redaktime që nuk justifikohen, dhe se emrat e dëshmitarëve janë redaktuar në mënyrë të çuditshme.

“Unë kam marr kërkesen e redaktuar të Prokurorisë për një urdhërarrest, që ka disa version të cuditshme.

Në paragrafin dy kemi disa redaktime që nuk justifikohen, referencat tregojnë për sjellje ose keqsjellje të pretenduara në llogari të z.Thaçit përgjatë dokumentacionit, emrat e dëshmitarëve janë të redaktuar në mënyrë të cuditshme.

I kërkoj prokurorisë të ketë më pak versione të tilla, kërkoj citime në fund të faqes, sa më shpejt që të jetë të mundur, brenda tre ditësh.

Në momentin kur të kemi një material të tillë, unë dhe Emmerson ndajmë të njëjtin mendim që për çdo të akuzuar të bëhet ndarja e tyre sdhe të gjenden modalitetet e përshtatshme dhe jo vetëm të marrim modalitetet e nevojshme kur ato janë caktuar nga prokuroria, por edhe gjatë debatit para jush.”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë