Loading…

Avokati i Popullit pranon ankesën e komunave për Projektligjin për Inspektim Administrativ

  • 26/01/2022 | 10:10

Avokati i Popullit pranon ankesën e komunave për Projektligjin për Inspektim Administrativ

Institucioni i Avokatit të Popullit e ka konsideruar të pranueshme ankesën e Asociacionit të Komunave lidhur me Projektligjin për Inspektimin Administrativ, shkruan Gazeta Metro.


Ky institucion ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

“Ankesa është paraqitur më 24 Janar 2022, lidhur me pohimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike në Projektligjin për Inspektimin Administrativ. Prandaj, në pajtim nenin 21.1.2. të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, që kryetarët e komunave janë ankuar se s’janë konsultuar fare për këtë ligj. Ata e kanë konsideruar cenim të demokracisë lokale, teksa kanë dalë kundër procedimit të mëtutjeshëm të këtij projektligji, që, sipas tyre, ka shkelje kushtetuese./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë