Loading…

Avokati i Popullit: PDK’ja shkeli të drejtat e fëmijëve

  • 22/05/2017 | 22:50

Avokati i Popullit: PDK’ja shkeli të drejtat e fëmijëve

Paraqitja e fëmijëve në këtë videospot të Partisë Demokratike të Kosovës për fushatë parazgjedhore, konsiderohet si shkelje e të drejtave të fëmijëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit, vlerëson se në këtë video është shkelur Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.

Edhe Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, ka bërë thirrje nga subjektet politike që të mos i shfrytëzojnë fëmijët për fushata propaganduese politike.

Askush nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka pranuar të flasë për këtë temë.

Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, thotë se është shqetësues shfrytëzimi i fëmijëve për fushata zgjedhore.

Sipas tij, është jotransparente mosdeklarimi i mjeteve financiare për publikimin e spoteve të tilla politike.

Edhe Komisioni i Pavarur i Mediave ka kërkuar nga mediat që të kenë kujdes në transmetimin e spoteve politike, në të cilat shfaqen fëmijët, meqë Kodi i Etikës e ndalon përdorimin e tyre në spote politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë