“Ne jemi duke pritur për ekstradimin e Haradinajt. Kjo është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës”.
Këtë deklaratë të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq e ka komentuar avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci.
“Evropa e ka kaluar testin, kur ka vendosur ta bombardojë pushtetin gjenocidal të Miloseviqit. Bota e ka kuptuar se kush është xhelati, e kush është viktima”, ka thënë Koci, përcjell Koha.net. “Fatkeqësisht për neve, por më shumë për fqinjët tanë – serbët, ende në udhëheqësinë e tyre, ka individë me mentalitet millosheviqian. Ky deklarim është rast konkret i tentimi – ndikimit, në gjyqësinë franceze”.