Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Mahmut Halimi, ka treguar se çka do të vendoset sot në Hagë për ish-krerët e UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.
Mahmuti thënë se sot në Hagë ndaj krerëve të UÇK’së, do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë.
“Të them të drejtën është sipas gjithë gjasave, do të mbahet një konferencë që do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë. Do të shtrohen disa çështje, të cilat janë të lidhura me rregullat e procedurës së tribunalit të Gjykatave të Specializuara. Është tepër herët për të thënë që çfarë do të ndodhë. Përmbledhja është kjo, që është ajo seancë që mund të bëhet fjalë për çështjen e masave, a do të hiqet paraburgimi, propozimet e dorëzuara më shkrim. Mbrojtësit kanë pasur kohë për të dorëzuar propozimet e tyre”, u shpreh ai për Euronews Albania.
Kujtojmë, që Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.
Kjo seancë do të fillojë në ora 11:00./gazetametro.net