Loading…

Avioni më i shtrenjtë në historinë ushtarake (Video)

  • 07/02/2017 | 22:56

Avioni më i shtrenjtë në historinë ushtarake (Video)

Avioni i ri amerikan F-35 ka një kosto që edhe vetë presidenti i ri amerikan, Donald Trump e quan të ‘çmendur’.


Trump është zotuar se do të ulë koston e prodhimit të avionëve për të mbajtur ndërkohë të paprekura vendet e punës.

“F-35 ka një kosto jashtë kontrollit. Miliarda dollarë mund dhe duhet të ruhen për blerje ushtarake dhe të tjera pas 20 janarit”, shkruan Trump në Twitter.

Për prodhimin e avionit F-35, janë shpenzuar më shumë 400 miliardë dollarë, duke vendosur rekord në sistemin e armëve të shtrenjta ushtarake në historinë e SHBA-ve.

Porositësi i parë i huaj për këto avionë është Izraeli, ndërsa do të prodhohen rreth 50 të tillë.

Kompania “Lockheed Martin”, ka të punësuar rreth 130 mijë persona në shtete të ndryshme të SHBA-ve dhe në disa vende të tjera./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë