Loading…

“Aventurat” e Roneles shënon sukses, këngëtarja paralajmëron projektin e ri

  • 27/05/2021 | 16:40

“Aventurat” e Roneles shënon sukses, këngëtarja paralajmëron projektin e ri

Ronela Hajati nuk ka ndërmend të bëjë aspak pushim. Vetëm një javë pasi publikoi videoklipin e “Aventura”, këngëtarja bukuroshe ka nisur punën për projektin e radhës. Këtë, 31 vjeçarja e ka treguar vetë përmes një postimi në Instagram. Ronela ka publikuar një video nga xhirimet ku ka zbuluar edhe detaje për klipin e këngës që do të jetë bashkëpunim.


“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”. “’Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, shkruan Hajati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ronela “thumboi” kolegët e saj, pasi fansat u shprehën të habitur se si “Avetura” nuk kishte arritur 1 milion klikime në Youtube brenda një dite siç ndodh me hitet artistëve të tjerë.

“Kam marr kaq shumë video e për këtë këngë si asnjëherë! Dhe pafund komente si nuk ke miliona klikime për një ditë…?Unë nuk kam pasur kurrë shifra të tilla për pak ditë! Sepse nuk i blej dhe çdo artist bën suport të çmendur në YT this is a fact! Madje dhe kur kam dashur t’i blej s’më bëhet. E di çfarë ka rëndesi? Që kur dal në skenë njerzëit i bërtasin refrenet e mia me gjithë shpirt!!! “AVENTURA ” is the masterpiece of having fun! RONELA JU DO!”, shkruante ajo në një postim në Instagram.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë