Loading…

Avdullah Hoti s’ishte LDK: Ai garoi me partinë e Bukoshit (Dokument)

  • 20/05/2017 | 13:38

Avdullah Hoti s’ishte LDK: Ai garoi me partinë e Bukoshit (Dokument)

Avdullah Hoti, karrierën politike nuk e nisi në partinë, nën petkun e së cilës më 11 qershor po e kërkon postin e kryeministrit.Para se të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë që drejtohej nga ana e Bujar Bukoshit.

Ai madje, ishte në listën zgjedhore të PREK-ut, dhe mbante numrin rendor 78.

PREK-u i Bujar Bukoshit, pjesë e së cilës ishte edhe kandidati aktual për kryeministër nga LDK, kishte pësuar humbje të thellë në zgjedhje.

Megjithatë, sot, Hoti, i cili është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit në detyrë, Isa Mustafës, nga LDK po shihet si kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Hoti, ishte edhe nënkryetar i Komunës së Prishtinës, gjatë kohës sa Isa Mustafa e drejtonte Kryeqytetin.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Hoti ishte pjesë e Listës Zgjedhore të LDK-së, i cili më arritjen e koalicionit PDK- LDK, ishte emëruar si ministër i Financave.Asistenti i Isa Mustafës në Fakultetin Ekonomik të UP-së, është cilësuar nga “shefi” i tij, si një ndër ministrat më të suksesshëm.

Pas rrëzimit të Qeverisë përmes mocionit të iniciuar nga opozita, Isa Mustafa u tërhoq nga gara për kandidat si kryeministër, duke ia lëshuar vendin njeriut më të afërt dhe më të besueshëm- Avdullah Hotit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë