NTaksën ndaj Serbisë të cilën Haradinaj e mbajti me krenari sa ishte Kryeministër i Kosovës, po e mbron Avdullah Hoti i LDK’së, duke thënë se ajo nuk e bllokoi dialogun me Serbiën, shkruan Gazeta Metro.
Hoti këto deklarata i bëri duke folur në debatin Zona Zgjedhore.
‘Taksa 100 përqind se ka blloku dialogun me Serbinë. Kanë qenë gjëra të tjera që e ndaluan atë’, ka thënë ai.
Kujtojmë se Kosova i vendosi Serbisë taksë 100 përqind në nëntor të vitit të kaluar, gjë të cilën e kundërshtuan ashpër BE dhe SHBA, duke u shprehur se ka bllokuar dialogun me Serbinë dhe ka ngadalësuar proceset e rëndësishme për vendin./gazetametro.net