Loading…

Avdullah Hoti nënshkroi tri kontrata paligjshëm

  • 22/11/2016 | 15:09

Avdullah Hoti nënshkroi tri kontrata paligjshëm

Ministri i Financave Avdullah Hoti del të ketë bërë shkelje ligjore kur ka refuzuar të nënshkruaj tri kontrata me vlerë 12 milion euro.

Kjo e dhënë është shpalosur sot nga Lëvizja FOL, në publikimin e raportit “(Pa)cenueshmëria e sistemit të prokurimit në Kosovë”.

Në këtë raport janë gjetur shkelje të shumta ligjore në procesin nëpër të cilin kanë kaluar procedurat për tri lloje të ndryshme të furnizimeve dhe shërbimeve nga AQP-ja për institucionet qendrore.

Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në FOL theksoi se ka disa muaj që ka analizuar të gjitha të dhënat rreth procedurave të prokurimit për tre tenderë të shpallur nga AQP-ja në vitin 2015.

“Tenderët për furnizim të institucioneve publike me material zyrtar, për shërbime të transportit ajror dhe për furnizim me goma për veturat zyrtare me vlerë rreth 12 milion EURO”, tha Zulfaj.

Sipas tij, ministri i financave, Avdullah Hoti, ka bërë shkelje ligjore gjatë kohës sa ka refuzuar nënshkrimin e tri kontratave me vlerë prej 12 milion euro, mbi gjashtë muaj.

“Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nuk ka marrë për bazë qëllimshëm opinionin nga KRPP lidhur me interpretimin e ligjit të ri për prokurim publik dhe obligimin për nënshkrim të kontratave me vlerë të mëdha nga ana e Ministrit”, deklaroi ai.

Zulfaj tha se sipas hulumtimit nga FOL del se  Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka ushtruar ndikim të paligjshëm mbi Drejtorin e AQP-së Mursel Rracaj kur i ka kërkuar procedimin e kontratave me mungesë të nënshkrimit të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë