Loading…

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ mbetet në terr më shumë se një muaj: Mungon ndriçimi

  • 03/12/2019 | 09:24

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ mbetet në terr më shumë se një muaj: Mungon ndriçimi

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ ka mbetur pa ndriçim tash e një kohë, duke mos u ditur ende arsyet e këtij ‘terri’ mbi këtë rrugë, transmeton Gazeta Metro.


I vetmi ndriçim gjatë natës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ janë dritat e veturave si dhe anësoret e rrugës që reflektojnë nga dritat e veturës, pasi që janë të lyera me fosfor.

Projekti i kësaj autostrade është një ndër investimet më të mëdha që ka bërë Kosova deri më tani. Në të janë investuar afër 1 miliard euro.

Kjo rrugë është e një rëndësie të madhe, pasi e lidh Kosovën me Shqipërinë dhe qarkullimi në këto dy shtete është më i lehtë dhe më i shpejtë.

Mirëpo në këtë autostradë po mungon ndriçimi. E gjithë kjo rrugë ka mbetur në terr më shumë se një muaj, duke mos i ditur shkaqet.

Një lexues i Metros ka dërguar një video duke u ankuar që, mungesa e ndriçimit po e bën më të vështirë vozitjen në këtë autostradë.

Video është e realizuar mbrëmë, ku shihet se dukshmëria në këtë rrugë është e vogël.

Ndërkaq duhet të përmendet që muaj më parë në këtë autostradë hajnat kishin vjedhur kabllot e bakrit dhe e lanë autostradën në terr. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë