Loading…

Autori me buqetë me lule në dorë, ky është momenti kur vritet shqiptari

  • 23/01/2022 | 21:22

Autori me buqetë me lule në dorë, ky është momenti kur vritet shqiptari

Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në  Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, vjen me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap.


Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet të cilat tregojnë momentin e vrasjes dhe nga to duket qartë që me të marrë plumbin shqiptari rrëzohet në dysheme i pajetë. Pasi ekzekutuan 34-vjeçarin nga Durrësi, autorët hapën zjarr edhe në drejtim të klientëve të tjerë në lokal, duke bërë që të gjithë të gjenin strehim poshtë tavolinave.

Viktima ndodhej bashkë me një person tjetër në tavolinë në momentin që u qëllua për vdekje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë