Loading…

Autori i masakrës pranon krimin dhe ironizon me Policinë: Më arrestuat shumë vonë

  • 11/08/2018 | 11:57

Autori i masakrës pranon krimin dhe ironizon me Policinë: Më arrestuat shumë vonë

Autori i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili vrau dje 8 kushërinjtë e tij e ka pranuar shumë qetësisht krimin e rëndë.


Pak pas arrestimit ai u mor në pyetje nga policia.

Me tone ironike 24-vjeçari ka guxuar madje të sfidojë edhe policinë, ndërsa ka thënë se: “Më arrestuat shumë vonë”.

I riu u kap nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës.

Me vete i është gjetur edhe arma e krimit.

Fill pas arrestimit, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Sipas News24, ai nuk ka shprehur pendesë.

“Unë i vrava, më gjeni avokat”, mësohet të ketë thënë Ridvan Zykaj.

Ai ka shtuar se ishte përballur me akuza të vazhdueshme nga kushërinjtë e tij të parë, por shton se pulat nuk ua ka vjedhur ai.

“Ata më akuzonin për çdo gjë. Unë s’kam vjedhur asnjë pulë”, mësohet të ketë shtuar ai.

Zykaj është justifikuar për krimin duke thënë se ishte i dehur.

Por këto pretendime u rrëzuan nga prindërit në komisarit dhe nga dëshmia e gjyshit të tij që tha se i riu kishte konsumuar vetëm një birrë gjatë festës familjare. “Një tjetër e mori me vete”, tha ai.

Masakra me kallashnikov ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë pas sherrit për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis dhe kushërinj me njëri-tjetrin.

Një nga gratë e familjes, teksa ndodheshin në një drekë familjare e ka akuzuar se i kishte vjedhur pulat dhe kaq ka mjaftuar që i riu të ngrihet, të marrë armën dhe të shkaktojë një nga krimet më të rënda të viteve të fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë