Autori i librit “Elvis Presley: “A Southern Life””. Joel Williamson ka bërë disa deklarata tmerruese për për Elvis Presleyn. Ai ka thënë mbreti i muzikës Rock ka qenë pedofil, trasnmeton Gazeta Metro.
Williamson tha se Elvis ishte tepër i dhënë pas virgjërisë dhe takohej me vajza 15-vjeçare kur ai ishte 22 vjeç. Gjithashtu kishte gjithmonë me vete në turet e tij, një grup vajzash të moshës 14-vjeçare, të cilat i përkëdhelte, i puthte dhe i përqafonte.
Në librin Elvis Presley: “A Southern Life”, Williamson shton se Elvis kishte një dobësi për femrat nën moshë, duke përfshirë dhe gruan e tij Priscilla. Ata janë njohur në Gjermani, gjatë karrierës së tij në ushtri, kur ajo ishte vetëm 14-vjeç.
Kur nëna e Elvis Presley-it ndërroi jetë në vitin 1958, dëshirat e tij për një shoqëri në krevat u shtuan akoma më shumë, sipas autorit të librit. /gazetametro.net