Loading…

Autopsia për Naser Makollin ka përfunduar, së shpejti rezultatet (Video)

  • 05/04/2017 | 15:18

Autopsia për Naser Makollin ka përfunduar, së shpejti rezultatet (Video)

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se rasti i vdekjes së Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.


Ajo tha se autopsia ka përfunduar dhe se shumë shpejt do të dilet me raport zyrtar, nga i cili do të mësohet për shkaqet që dërguan në vdekjen e tij.

“Rasti Makolli, prokuroria është duke u zhvilluar hetimet. Hetimet janë duke vazhduar dhe besoj që më kohë do të informoheni për gjendjen. Autopsia është përfunduar dje dhe raportet shumë shpejt do të dalin ”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.

Hoxha ka thënë se është synim i tyre që të përmirësojnë kushtet në burgje dhe të respektojnë të drejtat e njeriut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë