Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, i cili po kryeson ekipin e ekspertëve që po marrin pjesë në autopsinë e trupit të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari ka bërë të ditur se rezultatet mund të marrin kohë derisa të jenë të gatshme.
Ai në një paraqitje para mediave pak kohë pasi ekipi ka filluar punën, ka thënë bërë të ditur edhe emrat e ekspertëve që po marrin pjesë në këtë autopsi, transmeton gazetametro.net.
Gërxhaliu ka thënë se përveç tre ekspërtëve nga Mjekësia Ligjore, në autopsi po marrin pjesë edhe ekspertë që nuk janë pjesë e Institutit, si mjeku ligjor Besim Ymaj, patologu Besim Latifaj dhe Hatixhe Latifi Pupovci në cilësinë e mjekes, nga Vetëvendosje.
Ai ka bërë të ditur se prezent është edhe Sylë Hoxha, përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit.
“Para se me hy në autopsi i janë dorëzuar vëzhguesve të gjitha dokumentet dhe provat. Autopsia do të zgjasë së paku 1 orë e 30 minuta. Nuk mund të themi se del diçka konkrete menjëherë, nëse kemi nevojë për analizë gjaku, e cila merr kohë”, ka thënë Gërxhaliu. /gazetametro.net