“Bozena Riot” , quhet automjeti më i ri i cili ndihmon policët për t’i dhënë fund trazirave.
Ky automjet është projektuar ekstra për trajtimin e turmave dhe dhunës në zonat urbane.
Me një zhurmë të ulët, performancë të lartë dhe motor me emetim të ulët , ky automjet është i përkryer për trajtim në rrugët e qytetit, shkruan Indeksonline.
Me mburojën e përparme të gjerë mund të mbrojë deri në 35 policë, ndërsa posedon presion të lartë të gazit lotsjellës, për të garantuar kontrollin e turmave në situata ekstreme.
Poashtu është i pajisur me altoparlantë për ndihmën e oficerëve udhëzues që të komunikojnë me turmën dhe video-sistem të teknologjisë së lartë, për të kapur çdo moment nga të gjitha këndet me anë të kamerave.