Loading…

Së shpejti me autobusë pa shoferë (Foto)

  • 16/12/2016 | 16:52

Së shpejti me autobusë pa shoferë (Foto)

Krijimi i makinave autonome ka qenë një arritje e madhe në fushën e transportit. Megjithatë duket se ato nuk janë limiti i makinës, që pilotohet vetë.  Së fundmi pjesë e kësaj janë bërë edhe autobusat, transmeton Gazerta Metro.

Një autobus elektrik autonom do të testohet në qytetin Hollandez të Wageningen. Ai do të ketë gjashtë pasagjerë dhe do të përshkojë rreth 200 metër të shtrirjes së rrugës. Ky do të jetë testi i parë i këtij lloji në mbarë botën. WEpod është një mjet vetëlëvizës, pa kontroll dhe pa pedale.

Ai drejtohet plotësisht më anë të energjisë elektrike, ka dyer automatike dhe një platformë për përdorimin  e karrigeve me rrota. Automjeti është 2.7 metra i gjatë dhe 1.9 metra i gjerë. Shpejtësia maksimale e tij është 40 km/h, por kur të testohet në rrugë ajo do të kufizohet në 25 km/h. Duke përdorur kamera, radarë dhe sensorë lazeri, WEpod do të mund të mbledhë informacione në lidhje me rrethinat e tij. Si rezultat, automjeti mund tu përgjigjet përdoruesve të tjerë të rrugës dhe ndryshimeve të papritura. Projekti u zhvillua me Universitetin Teknik Delft dhe kushtoi rreth 3 milion euro ose 3.3 milion dollarë.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë