Loading…

Autoblindat e Policisë së Kosovës në veri, reagon presidenti Vucic

  • 22/11/2018 | 14:18

Autoblindat e Policisë së Kosovës në veri, reagon presidenti Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në takimin që ka pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se janë në dijeni për lëvizjen e trupave të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.


Sipas tij një gjë e tillë po bëhet për të treguar muskujt dhe për të provuar që të marrin nën kontroll Liqenin e Gazivodës.

“Është e mundur që dëshirojnë ta marrin nën kontroll liqenin, dhe të tregojnë muskujt. Gjithashtu për të kontrolluar vijën e gjelbër në veri për të ndaluar çfarëdo importi të mallrave serbe” ka thënë Vuçiq raporton ‘telegraf.rs’.

Në këtë takim Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe kanë folur edhe rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ngritur taksën për produktet serbe ne 100 për qind.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë