Loading…

Auditori i Brendshëm thotë se tenderi 16 milionësh u manipulua: Është një konstruksion korruptiv

  • 01/07/2022 | 17:03

Auditori i Brendshëm thotë se tenderi 16 milionësh u manipulua: Është një konstruksion korruptiv

Auditori i Brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI që ta anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës, pasi që ky aktivitet i prokurimit është i manipuluar, kurdisur dhe koordinuar me kompanitë që janë rekomanduar për kontratë.


MMPHI që udhëhiqet nga ministri, Liburn Aliu, çuditshëm kishte lënë jashtë grupit të Njësisë Audituese për auditimin e tenderit të Mirëmbajtjes së Autostradave, Begzad Musliun i cili është drejtor i Njësisë së Auditmit të Brendshëm në MMPHI.

Dy auditorë dhe një zyrtar i ministrisë së Mjedisit ishin autorizuar të kryenin auditimin, por Musliu duke u thirrur në përgjegjësitë e veta ligjore ka bërë një raport i vetëm për krejt procesin e aktivitetit të  procedurës se prokurimit të këtij tenderi.

Televizioni Kanal 10 ka publikuar faqen e fundit të raportit që ka bërë drejtori i Njësisë së Auditimit, Begzad Musliu.

Aty shihet se auditori i ka kërkuar MMPHI-së që të anulojë tenderin, pasi sipas tij, ky aktivitet i prokurimit është i manipuluar, kurdisur dhe koordinuar me kompanitë që janë rekomanduar për kontratë.

“Konkluzioni i Përgjithshëm: Bazuar në të gjeturat e theksuara më lartë, konsolidojmë se ky Aktivitet i Prokurimit është i manipuluar, kurdisur dhe koordinuar me operatoret ekonomik të caktuar. Është një konstruksion korruptiv me pasoja të mëdha të humbjeve financiarë për MMPHI”, thuhet në konkluzionin e përgjithshëm.

Prandaj, sipas auditorit, për të shpëtuar nga dëmet e më tejme, ai ka rekomanduar që të anulohet menjëherë ky aktivitet i prokurimit dhe të kthehet në fazën e planifikimit të mirëfilltë.

“Ju duhet të ndërmerrni të gjitha masat ligjore dhe disiplinore për ti rivendosur kontrollet menaxheriale në Departament të Infrastrukturës rrugore dhe në Divizionin e Prokurimit, sepse Ju nuk keni besueshmërinë minimale objektivë dhe ligjore në kontrollet menaxheriale të apostrofuar”, thuhet në këtë raport i cili mbanë vulën e datës 23 qershor 2022.

Nga ana tjetër, edhe Njësia e Auditimit që ishte autorizuar nga Liburn Aliu ka dorëzuar para disa ditëve raportin e auditimit për këtë procedurë tenderuese, por minsitria nuk po lejon qasje në këtë dokument.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë