Loading…

Auditori gjen se Ministria bleu barna esenciale me 1 milion euro pa i regjistruar fare

  • 01/07/2018 | 20:39

Auditori gjen se Ministria bleu barna esenciale me 1 milion euro pa i regjistruar fare

Problemet me furnizimin e barnave të listës esenciale nuk kanë të ndalur. Një sërë problemesh ka evidentuar auditori gjatë auditimit të kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e barnave, raporton KTV.


Ndonëse Ministria e Shëndetësisë kishte kryer një pagesë prej 238 mijë eurosh për furnizimin me barna, nuk i kishte fletëdërgesat dhe fletëpranimet për dy lloje të barnave në vlerë prej 11,879 eurosh.

Sipas raportit të auditimit, kjo tregon se ndonëse paratë ishin paguar nga Ministria e Shëndetësisë, nuk dihet nëse vërtet ishte kryer furnizimi me barna.

Në vitin 2016, zyra e prokurimit në MSH kishte lidhur dy kontrata me dy operatorë ekonomikë për furnizimin me barna.

Në këtë kontratë, ishin tri lloje të barnave të njëjta, por me çmime të ndryshme.

E si pasojë e kësaj, auditori ka kërkuar që ministri ta iniciojë rishikimin e këtyre rasteve për të parandaluar dëmtimin potencial të buxhetit.

Një problem tjetër, Auditori e ka hasur te mosregjistrimi i barnave të blera për listën esenciale.

Janë mbi 1 milion euro barna të cilat ishin blerë për listën esenciale, por që nuk janë regjistruar fare në sistemin e menaxhimit të stokut farmaceutik.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë ishte shprehur i bindur që i ka ndaluar disa prej kontratave të dëmshme.

Nga ana tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thotë se situata e furnizimit me barna dhe material shpenzues ka nisur të përmirësohet dukshëm.

“Barnatorja qendrore e QKUK-së ka arritur në 68% furnizimin me barna dhe 52% me material shpenzues. Presim që ditëve vijuese të ketë përmirësime, sepse ende është duke u kryer furnizimi me produkte të tjera, pas lidhjes së kontratave të reja”, thuhet në përgjigjen nga zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK.

Pas shumë problemeve me furnizim që kishte javëve të fundit QKUK-ja, ministri i Shëndetësisë kishte premtuar se nga qershori i këtij viti, furnizimi me barna pritet të përmirësohet dukshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë