Prodhuesi gjerman i veturave, ‘Audi’, për të dytin vit radhazi ka shënuar rezultate mahnitëse, sa i përket konsumatorëve të kënaqur, transmeton Gazeta Metro.
Kështu të paktën thotë një hulumtim i fundit i JD Power.
Siç bëhet e ditur në një njoftim, Audi ka fituar simpatinë më të madhe, sa i përket shërbimeve ndaj klientëve.
Studimi i tyre bazohet në përvojat e pronarëve të markës Audi, të cilët janë klientët më të kënaqur sa i përket mirëmbajtjes dhe riparimit të veturave.
JD Poëer është një kompani amerikane që merret me hulumtimin në atë se sa janë të kënaqur konsumatorët si dhe kualitetin e produkteve për industrinë e veturave./gazetametro.net