Loading…

Aubameyang: Synimi im kryesor është ta rikthej Barcelonën në Ligën e Kampionëve

  • 03/02/2022 | 12:49

Aubameyang: Synimi im kryesor është ta rikthej Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Aubameyang dëshiron që ta dërgojë Barcelonën drejtë Ligës së Kampionëve.


Aubameyang ka nënshkruar marrëveshje me Barcelonën deri në vitin 2025 ku pati klauzolën në vlerë prej 100 milion euro.

Ai iu bashkua gjigantit katalonas si lojtar i lirë, pasi e kishte shkëputur marrëveshjen me Arsenalin.

Ai ka thënë se është shumë krenar dhe i lumtur që gjendet në gjigandin spanjoll.

“Jam shumë krenar, veçanërisht sepse familja ime nga ana e nënës është spanjolle. Jam shumë i lumtur që jam këtu”

Tutje, lojtari i talentuar ka thënë se synimi i tij kryesor është që ta kthej Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

“Synimi im kryesor është ta ndihmoj ekipin dhe të jap gjithçka nga vetja për ta rikthyer Barcelonën në Ligën e Kampionëve e gjëra të tilla”, shtoi ai.

Aubameyang, i cili i kishte edhe 18 muaj marrëveshje me Arsenalin, nuk kishte luajtur për klubin që prej 6 dhjetorit kur iu mor shiriti i kapitenit dhe u dëbua nga skuadra e parë nga trajneri Mikel Arteta për mungesë disipline.

Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë