Loading…

Atletico Madridi kryeson garën për yllin e ‘Serie A’

  • 06/06/2021 | 21:42

Atletico Madridi kryeson garën për yllin e ‘Serie A’

Atletico Madridi po del në krye të listës për mesfushorin e Udineses Rodrigo De Paul, sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”.


Argjentinasi do të lejohet të largohet këtë verë, por çmimi i kërkuar është të paktën 40 milionë euro.

Deri më tani, Juventusi, Milani, Interi, Napoli, Roma, Leeds United dhe Liverpooli nuk kanë qenë ende në gjendje ta ofrojnë atë shifër, përcjellë KosovaPress.

Kampionët e La Ligës Atletico Madrid mund të propozojnë një ofertë më të madhe se të tjerët.

27-vjeçari është nën kontratë me Udinesen deri në qershor 2024 dhe së pari u bashkua me klubin në vitin 2016.

Ai kontribuoi me nëntë gola dhe 10 asistime në 36 paraqitje të Serie A këtë sezon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë