Loading…

ATK’ja do të rimbursojë në formë llotarie

  • 17/04/2017 | 23:03

ATK’ja do të rimbursojë në formë llotarie

Mbledhja e kuponëve fiskalë nga qytetarët doli të jetë një mënyrë e suksesshme për rritjen e të hyrave në buxhet nga tatimet. Por, institucionet përgjegjëse duket të mos jenë të kënaqura me procesin. Administrata Tatimore e Kosovës po planifikon të ndryshojë të gjithë sistemin e dorëzimit të kuponëve fiskalë.

Me modelin e ri, që po pritet të hyjë në fuqi nga tremujori i ardhshëm, plikot me kuponët e mbledhur do të zgjidhen në një format lotarie. Madje, nuk po përjashtohet mundësia që përzgjedhja të kalojë edhe në Lotarinë e Kosovës dhe të rriten shpërblimet.

Sakip Imeri, drejtor i ATK’së, është optimist se ky veprim nuk do të ndikojë në uljen e numrit të qytetarëve që do të dërgojnë pliko me kuponë fiskalë.

Por, është pikërisht kjo çështje që pritet të ndikojë në gatishmërinë e qytetarëve që të mbledhin kuponët fiskalë.

Këta të fundit i kanë thënë KTV’së se nëse ATK’ja ndërmerr një hap të tillë, atëherë ata nuk do të mbledhin më kuponë fiskalë.

Vlera e rimbursimeve për kuponët fiskalë deri në fund të vitit 2016 ishte 15.5 milionë euro.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë