Loading…

ATK mbyllë 22 lokale të lojërave të fatit

  • 02/02/2017 | 10:49

ATK mbyllë 22 lokale të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka zhvilluar një aksion i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike po ashtu, janë mbyllur 3 lokale.


Në një kumtesë të ATK’së,  thuhet se drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, në vazhdimësi është duke monitoruar subjektet të cilat merren me lojërat e fatit, në mënyrë që aktivitetet e tyre të jenë brenda kornizave të përcaktuara me ligjin për lojërat e fatit.

ATK njofton se fillimi i vitit 2017 ka nisur me një strategji e cila nuk do të iu le hapësirë shkelësve të ligjit.

“Në këtë mënyrë dje është zhvilluar edhe një tjetër aksion, në bazë të informatave të pranuara nga qytetaret,  nga i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale”.

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se vetëm gjatë muajit Janar të vitit 2017 nga aksionet e zhvilluara ka mbyllur 22 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë