Loading…

Atentat në Shkup: Të shtëna në drejtim të ish’ministrit të Shëndetësisë (Video)

  • 01/06/2017 | 16:31

Atentat në Shkup: Të shtëna në drejtim të ish’ministrit të Shëndetësisë (Video)

Pesëdhjetëvjeçari Ljubco Stojanovski nga Velesi, ka gjuajtur me arrmë zjarri ish ministrin Nokola Todorov në qendër të Shkupit, gjegjësisht në dalje të Ministrisë së Shëndetësisë, por fatëmirësishtë nuk ka arritur ta qëllojë.


Sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në polici, ku dhe kanë lajmëruar se nuk ka të tjerë të lenduar gjatë këtij incidenti që ndodhi para ndërtesës së ministrisë, ku Todorevi erdhi që t’i dorëzojë detyrën ministrit të ri Arben Taravari, përcjellë gazetametro.net.

Mediumet maqedonase thonë se Stojanovski i cili qëlloi me armë, është gjyshi i vajzës së vogël me emrin Tamara, e cila ka vdekur në mungesë të parave për t’u operuar.

Ministria e Shëndetësisë i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij për heqje të shpenzimeve të operacionit, tek dy ditë pas vdekjes së vajzës së vogël. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë