Loading…

Ata që duan komb kosovar  janë gjak i vijës jugosllave

  • 21/11/2016 | 22:52

Ata që duan komb kosovar  janë gjak i vijës jugosllave

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka quajtur “titistë” dhe “të marrë” ata që e duan kombin kosovar.

Berisha, ish-shef i Partisë Demokratike në Shqipëri, ka thënë se kombin kosovar kishte dashur ta krijonte edhe Titoja në kohën e Federatës Jugosllave, por nuk ia kishte arritur.

Sipas tij, asnjëherë nuk do të mund të krijohet kombi kosovar.

Berisha ka thënë në një intervistë në RTV Dukagjini se ata që duan komb kosovar janë gjak i vijës jugosllave.

“Kudo që janë, ata janë gjak i vijës jugosllave. Këtë e bëjnë për qëllime anti-kombëtare”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, kjo është përpjekje don kishote që nuk do të realizohet kurrë.

https://www.youtube.com/watch?v=6TPxuzxfpD8

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë