Qendra Harvard-Smithosian për Astrofizikë, që është një ndër Universitetet me të njohura në botë, ka ftuar klubin Astronomy Outreach of Kosovo që të realizoj një prezantim për zhvillimin e astronomisë së Kosovës.
Ky grup po ashtu do të trajnohet mbi analizën e të dhënave nga satelitët e NASA’s, po ashtu të takohet me profesorë dhe astronomë të këtij instituti, transmeton gazetametro.net.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Klubit të Astronomisë së Kosovës, Pranvera Hyseni.
“Me të vërtetë mezi presim ditën t’i takojmë ata dhe t’i shpalosim një nga një të arriturat e vendit tonë në fushën e astronomisë!”, ka shkruar ajo në Facebook. /gazetametro.net