Loading…

Astrit Haraqija: Presidenti Rugova u varros si mysliman (Video)

  • 29/01/2017 | 08:43

Astrit Haraqija: Presidenti Rugova u varros si mysliman (Video)

Ish-ministri i Kulturës dhe njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka mohuar kategorikisht se ish-presidenti ishte konvertuar në të krishterë.


Kështu, Haraqija ka mohuar një prej thashethemeve që ka përcjell njeriun më me ndikim në historinë e shtetit të Kosovës.

“Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik)”, ka thënë Haraqija në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se ka qenë organizator i ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, dhe se është kujdesur që varrosja të ndodhte sipas riteve të fesë islame, transmeton gazetametro.net.

“Kam shku te Rexhep Boja. Ai gjallë është! E kam pyetur se si duhet me ba (varrimin). Sidomos, me pasë kujdes që koka me qenë kah kibla”, ka thënë Haraqija. “Varri aty është. Mund të shkoni dhe ta verifikoni”. /gazetametro.net.

https://www.youtube.com/watch?v=fkrxmkRMcxI

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë