Malisheva është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës. Llapushë është nocioni tjetër me të cilin është i njohur territori i komunës së Malishevës, shkruan Gazeta Metro.
Komuna e Malishevës, edhe pse është komuna më e pazhvilluar e vendit, ka potenciale natyrore për të zhvilluar një degë të veçantë të ekonomisë – turizmin.
Komuna e Malishevës ka një sipërfaqe prej 306.3 km2, dhe shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 28 58 V dhe 20° 44 45 L. Ajo kufizohet: në veri me komunën e Klinës dhe të Drenasit, në lindje me komunën e Lipjanit dhe të Therandës, në jug me komunën e Therandës dhe të Rahovecit, dhe në perëndim me komunën e Rahovecit dhe të Klinës.
Më poshtë Metro ju sjellë 6 fshatrat me emrat më interesant të kësaj komune:
1. Astrazupi
2. Bubaveci
3. Llazica
4. Llapçeva
5. Maralia
6. Qypeva
Në territorin e komunës së Malishevës dominon klima e mesme kontinentale, që karakterizohet me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Temperaturat maksimale arrihen gjatë verës, mesatarisht +24.6 °C, ndërkaq ato minimale shfaqen në janar, në vlera mesatare -10 °C. Të reshurat atmosferike sillen prej 511–1108 mm në vit./gazetametro.net