Loading…

Aston Villa pritet ta pranojë ofertën marramendëse nga Manchester City për Grealish

  • 31/07/2021 | 15:16

Aston Villa pritet ta pranojë ofertën marramendëse nga Manchester City për Grealish

Ylli anglez do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier Ligës angleze.


Klubi anglez Aston Villa do të pranojë ofertën prej 110 milionë eurosh nga Manchester City për sulmuesin e krahut Jack Grealish, raporton “Sky Sports”.

Kampioni i Premier Ligës spekulohet se e ka bërë ofertën zyrtare për Grealish dje, dhe pavarësisht se Aston Villa ende nuk ka reaguar, klubi pritet ta lejojë yllin anglez të largohet, përcjell KosovaPress.

Kjo do të thotë që tani është në dorën e Grealish që të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet Cityt, në një transferim që do të ishte më i shtrenjti në histori të Premier Ligës angleze.

Rekordi momental i transferimit më të shtrenjtë mbahet nga mesfushori Paul Pogba, i cili ishte rikthyer tek Manchester United nga Juventusi për një shumë rreth 95 milionë euro.

Sezonin e kaluar, Grealish ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat për Aston Villan, duke regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë