Loading…

Kinemaja ABC sjellë premierën e filmit ‘Assassin’s Creed’

  • 28/12/2016 | 16:59

Kinemaja ABC sjellë premierën e filmit ‘Assassin’s Creed’

Në kinemanë ABC në Prishtinë vazhdojnë premierat botërore edhe në këto ditë të mbetura të këtij viti. Nga data 27 dhjetor 2016 po shfaqet filmi “Assassin’s Creed”, të cilin mund ta ndiqni çdo natë duke filluar nga ora 22:00

Filmi “Assassin’s Creed” me regji nga  Justin Kurzel, është i zhanrit aksion, aventurë, fantazi, dhe zgjatë 2 orë 20 minuta. Në këtë film luajnë Michael Fassbender, Marion Cotillard, Jeremy Irons, Brendan Gleeson, Michael K. Williams, etj.

Filmi i regjisorit Kurzel sjellë historinë e personazhit kryesor nëpërmjet një teknologjie revolucionare që zbërthen kujtimet e tij gjenetike, Callum Lynch (Michael Fassbender) përjeton aventurat e stërgjyshit të tij, Aguilar, në Spanjën e shekullit të 15-të.

Callum zbulon se ai është i zbritur nga një shoqëri sekrete misterioze, vrasëse, dhe grumbullon njohuritë dhe aftësitë e pabesueshme për të marrë përsipër shtypjen e organizatës “Templare” më të fuqishme në ditët e sotme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë