Loading…

Assange pranon të ekstradohet në Amerikë

  • 13/01/2017 | 23:53

Assange pranon të ekstradohet në Amerikë

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange pranon që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vendosur një kusht të vetëm, faljen dhe lirimin e Chelsea Manning.


Kjo do të thoshte se Assange pranon që të largohet nga ambasada ekuadoriane në Londër për t’u ballafaquar me akuzat e spiunazhit.

Ushtari transgjinor, Chelsea Manning është dënuar me 35 vjet burg për dorëzimin e 7 mijë dokumenteve diplomatike të ushtrisë.

WikiLeaks thotë në Twtter: “Nëse Obama i jep faljen Manning, Assange do të bie dakord për ekstradimin e tij në SHBA, pavarësisht anti-kushtetutshmërisë së qartë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë”, transmeton Gazeta Shqip

Julian Assangë është duke jetuar në Ambasadën e Ekuadorit prej më shumë se katër viteve, pasi iu dha azil për të shmangur ekstradimin në lidhje me përdhunimin e një gruaje në Suedi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë