Loading…

Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive

  • 25/11/2016 | 21:55

Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, tha se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe, por shtoi se asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, transmeton gazetametro.net

“Asociacioni është trup i komunitetit lokal dhe duhet të merret me çështje lokale, por nuk mund të ketë përgjegjësi shtetërore, pasi kjo është e parashikuar edhe me marrëveshje. Serbia do që të ketë në Kosovë kompetenca ekzekutive, por kjo është e pamundur”, tha Lunacek.

Lunacek foli edhe për dialogun Prishtinë – Beograd, ku tha se është shënuar progres, por po ecë ngadalë, raportojnë mediat serbe.

Ajo i konsideroi problematike lidhjet që mban Lista Serbe me Beogradin. Si shembull mori rastin kur një deputet serb kishte provuar të kontaktonte me të përmes Beogradit, në vend se ta bënte këtë përmes Ambasadës së Kosovës në Bruksel.

Rreth 5 shteteve që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, ajo tha se kjo e nervozon dhe se është absurde. “Kur flas me spanjollët më thonë se nuk e njohin Kosovën shtet sepse shqetësohen se mënyra se si u shkëput nga Serbia mund të ketë ndikim në rajonin e Katalonisë në Spanjë”.

Lunacek shtoi se Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi sepse, duke marrë parasysh krizën me refugjatë në Evropë, liberalizimi pa demarkacion do të jetë i pamundur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë