Loading…

Asociacioni kthen Listën Serbe në institucione

  • 13/02/2017 | 09:08

Asociacioni kthen Listën Serbe në institucione

Lista Serbe do ta shfrytëzojë si pretekst themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për t’iu kthyer me normë të plotë punës në Kuvend dhe Qeveri.

Edhe pse ka disa muaj që zyrtarisht kjo listë i ka hyrë bojkotit institucional, ata nuk janë shkëputur plotësisht nga Qeveria.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, që janë në koalicion me Listën Serbe, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ditëve në vijim ky subjekt të kthehet edhe zyrtarisht.

Ky është edhe kushti që ka vënë Qeveria, para se të nisin angazhimet për themelimin e asociacionit. Pas rrënimit të murit në Mitrovicë, edhe Brukseli ka kërkuar veprime nga Prishtina për ta përmbushur këtë obligim, i cili del nga marrëveshjet e Brukselit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, njëkohësisht zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka thënë për “Kohën Ditore” se ka indikacione për kthimin e Listës Serbe.

“Ne nuk e kemi ndërprerë komunikimin me përfaqësues të Listës Serbe asnjëherë. Besoj se kemi indikacione pozitive për kthimin e tyre, kemi një atmosferë të përshtatshme bashkëpunimi pas zgjidhjes së çështjes së murit. Megjithatë, vendimi për kthim do të jetë vendim i tyre”, ka thënë Gecaj. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë